Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se pret nga i pari i Vetëvendosjes i cili me gjasë do të bëhet kryeministër, Albin Kurti, që ky i fundit ta kthejë kufirin e Kosovës në Çakorr dhe Zhleb. Kjo për shkak se Kurti kishte protestuar kundër demarkimit të kufirit me Malin e Zi, duke hedhur edhe gaz lotsjellës partia e tij në Kuvend. Tutje, ai tha se nëse Kurti takohet me Vuçiqin për dialog, pret që t’i përmbush disa kushte që kreu i Vetëvendosjes, sipas Hoxhajt, i ka vendosur në mënyrë publike.
