Ish-Ministri i Arsimit, Enver Hoxhaj, ka prezantuar një metodë të avancuar për sistemin arsimor të Kosovës, i cili bazohet në digjitalizim, përdorimin e inteligjencës artificiale dhe fuqizimin teknologjik të shkollave. Këto propozime u zbuluan gjatë një vizite në Qendrën e Inovacionit dhe Trajnimit në Prizren. Hoxhaj theksoi nevojën për transformim teknologjik në arsim, duke përfshirë: Digjitalizimin e shkollave, me pajisjen e klasave me Smart Boards, Lap-topë ose tabletë për çdo nxënës dhe mësues. Internet të shpejtë në të gjitha institucionet arsimore. Ai shpjegoi se ky plan do të krijojë mundësi më të mira për të rinjtë dhe do të ndihmojë në ndërlidhjen e të diplomuarve me tregun e punës, veçanërisht me sektorin e teknologjisë. Në qendër të vizionit të tij është gjithashtu përfshirja e grave dhe të rinjve në sektorët digjitalë, duke premtuar mbështetje për projekte që fuqizojnë inovacionin dhe kreativitetin.
Kontrolloni gjithashtu
Skënder Karaçica: Kryeministri Albin Kurti duhet të dëshmojë në Prokurorinë Speciale
Drejtori ekzekutiv i Shoqatës Shqiptaro-Amerikane në Çikago, Skënder Karaçica, ka bërë thirrje që kryeministri i …