Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Qeveria Kurti nuk do marrëveshje me mësimdhënësit për t’i dhënë fund grevës, por do nënshtrimin e tyre

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, nga PDK, ka thënë se Qeveria Kurti nuk do marrëveshje me mësimdhënësit për t’i dhënë fund grevës në arsim, por do nënshtrimin e tyre. Ish-ministri i arsimit Enver Hoxhaj ka thënë se sot u bënë katër javë që kur 320 mijë nxënës dhe 23 mijë mësimdhënës kanë humbur 23 ditë mësimi nga 185 ditë të vitit shkollor. “Një humbje e madhe me pasoja shumë dimesionale për shoqërinë dhe performancën pedagogjike të nxënësve! Dhe krejt kjo për një arsye të vetme: mungesën e një vullneti politik qeveritar për të ofruar një zgjidhje për mësimdhënësit! Është jetike për çdo nxënës dhe për gjithë Kosovën arritja e një marrëveshjeje mes Qeverisë dhe SBASHK-ut!”, ka shkruar Hoxhaj.  “Me kokëfortësinë e tyre, Qeveria dhe Kryeministri Kurti nuk po ofrojnë një zgjidhje kalimtare, sepse, jo pse ndjekin një politikë të kursimit, por sepse kanë një politikë të nënshtrimit! Problemi me grevën nuk është çështje e koprracisë financiare, por e mendësisë autoritare. Një mendësi e tillë nuk e sheh dialogun me SBASHK-un si platformë për zgjidhje politike. Ajo nuk i beson kompromisit si mënyrë për të zgjidhur problemet në demokraci, por i beson politikës së nënshtrimit.”, ka shkruar Hoxhaj.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …