Enver Hoxhaj: Qeveria nuk ka ofruar as mendim politik por as strukurë përmbajtësore se çfarë ndodhë me arsimin

Enver Hoxhaj: Qeveria nuk ka ofruar as mendim politik por as strukurë përmbajtësore se çfarë ndodhë me arsimin

Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj ka deklaruar se shpesh herë në Kuvend temë kryesore gjatë këtij viti dhe vitit të kaluar ishte humbja e jetës së njerëzve, por shumë pak është folur për atë se si po humbin fëmijët nga mos-zhvillimi i mësimit. Tutje ai ka theksuar se kur pandemia ka goditur Kosovën në vitin e kaluar ka qenë e qartë se arsimi do të përballet me humbje të tilla. “Qeveria Kurti më 12 mars 2020 mbylli shkollat pa plan, e kur nuk ke plan nuk ke qartësi nuk ke kontroll mbi situatën dhe ecurinë natyrisht se dëmtohet cilësia. Pastaj Qeveria Hoti e cila filloi mësimin me shumë vonesë, e që vetëm pati masa mbrojtëse si maskat, matja e temperaturës e distanca. Ajo çfarë dy qeveritë nuk e kanë paraparë ishte dështimi i procesit në kuadër të mësimit në shkolla dhe në distancë. Nuk e dimë sot se sa shkolla në cilin skenarë kanë qenë, A B apo C”, shtoi ai. Hoxhaj tha se kjo seancë është ftuar që të debatohet për arsimin dhe pandeminë jo vetëm për të kritikuar qeverinë, “por kemi ftuar këtë debat pasi Qeveria Kurti në bazë të programit që ka ofruar s’ka as mendim politik, as strukturë përmbajtjesore se çfarë ndodhë apo çfarë duhet të ndodhë me arsimin”.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani, në reagimin e tij ndaj Sveçlës për të shtënat në Ujman, ka thënë se ministri nuk ka verifikim të sigurisë

Burim Ramadani: Votimi tregon qartë se VV nuk e ka shumicën, qeveria e re mund të formohet në qershor

Burim Ramadani ka reaguar pas votimit të dështuar për zgjedhjen e kryetares së Kuvendit, duke …