Enver Hoxhaj thotë se taksa po shkakton probleme për politikën e jashtme, dialogun dhe marrëdhëniet me SHBA-në

Enver Hoxhaj: Rezoluta për dialogun me Serbinë është shumë e qartë dhe i jep drejtimin e duhur procesit

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, i cili ishte në takimin e së shtunës të partnerëve të koalicionit, në të cilin u propozua rezoluta për procesin e dialogut me Serbinë, ka thënë se kjo rezolutë është e qartë dhe i jep drejtimin e duhur procesit të dialogut me Serbinë. “Propozim rezoluta e sotme është e qartë dhe i jep drejtim procesit të dialogut me Serbinë. Sovraniteti, territori, kufijtë dhe rendi kushtetues janë të panegociueshme. Tashmë varet nga të gjithë ne se a duam ta përmbyllim shtetndërtimin dhe ta kompletojmë sovranitetin  apo ta vazhdojmë status quo’në”, ka shkruar Hoxhaj.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …