Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka komentuar mbledhjet e dy qeverive të Kosovës e Shqipërisë, që u mbajt dje në Prishtinë. Hoxhaj ka thënë se “i sheh me simpati këto mbledhje” duke kujtuar se partneritetin strategjik i dy vendet e kanë vendosur në mbledhjen e parë të kryesuar nga Thaçi e Rama. “Unë kam qenë Ministër i Jashtëm, së bashku me Kryeministrin Thaçi dhe me Kryeministrin Rama, Ministrin Ditmir Bushati, kemi aranzhuar partneritetin straregjik dhe mbledhjen e parë të dy qeverive në Prizren. Dhe në atë kohë ka qenë vendosmëria e Kryeministrit Rama që ne të lëvizim nga bashkëpunimi normal, në një partneritet strategjik dhe mendoj se është mirë që po vazhdohet ky bashkëpunim” ka thënë Hoxhaj. Hoxhaj i cili promovoi librin e tij “Përplasja e madhe” ku i ftuar ishte edhe kryeministri Rama, ka thënë se në këtë libër “bën përpjekje që përmes rastit të Kosovës të tregojë ideologjinë e Putinit dhe të tregojë se si ai dhe Rusia bëjnë përpjekje të ndërhyjnë në punët e brendshme në shtete të ndryshme. Qasja e Rusisë është që ta kërcënojë stabilitetin sigurinë” ka thënë Hoxhaj.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …