Enver Hoxhaj, Shaqir Totaj, Kujtim Gashi e Nehat Elshani kanë vizituar në Hagë, Hashim Thaçin e Kadri Veselin

Enver Hoxhaj, Shaqir Totaj, Kujtim Gashi e Nehat Elshani kanë vizituar në Hagë, Hashim Thaçin e Kadri Veselin

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj dhe zyrtarët tjerë të Partisë Demokratike të Kosovës, Shaqir Totaj kryetar i Komunës së Prizrenit, Kujtim Gashi e Nehat Elshani u kanë shkuar për vizitë në Gjykatën Speciale në Hagë, te  Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli. Lajmin për këtë vizitë e ka bërë të ditur Enver Hoxhaj përmes një njoftimi. Hoxhaj ka shkruar se asnjëherë më parë nuk i ka parë ata më të vendosur, më të përgatitur e më me shumë energji. Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli kanë fituar shumë beteja dhe sfida së bashku, por, asnjëherë më parë nuk i kam parë më të vendosur, të përgatitur, përplot energji për të fituar edhe betejën në Hagë, e cila është vetëm vazhdimësi e luftës për liri dhe pavarësi e krerëve të UÇK-së. Triumfi i tyre në Hagë, do të jetë triumfi i Kosovës!

Kontrolloni gjithashtu

Vetëvendosje

VV pretendon se ka numrat për Qeverinë, por jo për kryeparlamentarin

Në prag të seancës së re të Kuvendit, deputeti i VV-së, Dimal Basha, ka deklaruar …