Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka takuar shumë fëmijë të dëshmorëve. Hoxhaj gjatë takimit u ka premtuar se shteti do të jetë gjithmonë pranë tyre. “Fëmijët e dëshmorëve bartin mesazhin, sakrificën e krenarinë e prindërve të tyre dhe heronjve tonë që e dhanë jetën për Kosovën. Ata japin mesazhin e kujdesit të vazhdueshëm që duhet ta kemi për vlerat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sot takova disa nga fëmijët e dëshmorëve dhe i sigurova ata që përjetësisht do ta kenë mirënjohjen dhe kujdesin e shtetit të Kosovës. Ata jetojnë ëndrrën e prindërve të tyre për Kosovën e lirë dhe do të vazhdojmë ta jetësojmë së bashku për një atdhe ekonomikisht më të zhvilluar, me vende të reja të punës dhe me perspektivë për të gjithë qytetarët, e në veçanti për të rinjtë”, ka shkruar ai.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …