Enver Hoxhaj kërkon nga Lajçak të mos ketë qëndrim të njëanshëm në dialog dhe ta njoh realitetin e Kosovës së pavarur

Enver Hoxhaj takon Miroslav Lajçakun me të cilin ka biseduar lidhur me sovranitetin dhe integritetin e Kosovës

 Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj i shoqëruar nga sekretari i përgjithshëm, Uran Ismaili, nënkryetari Memli Krasniqi dhe anëtarja e kryesisë, Blerta Deliu ka pritur në takim Përfaqësuesin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë Serbi, Miroslav Lajçak. Në këtë takim, Hoxhaj e ka njoftuar për qëndrimin e PDK-së që çfarëdo marrëveshje e mundshme mes Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e vendit, të mos e cënojë tërësinë territoriale, intergritetin dhe sovranitetin e Kosovës. Sipas Hoxhajt, rajoni mund ta tejkaloj këtë sfidë historike vetëm kur të dyja vendet e njohin njëra-tjetrën dhe Kosova siguron ulëse në OKB. Po ashtu, në takim, kryetari Hoxhaj ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me hartën e prezantuar nga Lajçak në njërën prej intervistave të tij ku nuk figuronte kufiri i Kosovës si vijë ndarëse me Serbinë. Hoxhaj ka kërkuar nga Lajçak një kërkimfalje për këtë çështje meqë ndërmjetësuesi i dialogut nuk duhet të ketë qëndrim të njëanshëm në këtë proces dhe ai duhet ta njoh realitetin e Kosovës së pavarur. I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun ka njoftuar krerët e PDK-së me planin e tij për rifillimin e shpejt të dialogut pas konstituimit të institucioneve të reja në Kosovë.

 

Kontrolloni gjithashtu

Nuredin Ibishi

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi, kërkoi që Bashkësia ndërkombëtare të marrë hapa të duhur në veri

Njohësi i çështjeve të sigurisë,  Nuredin Ibishi,  ka deklaruar se veprimet e fundit në pikën …