Enver Hoxhaj takon përfaqesuesit e sidikatave, premton rritje të pagave deri në 30 për qind për sektorin publik

Enver Hoxhaj takon përfaqesuesit e sidikatave, premton rritje të pagave deri në 30 për qind për sektorin publik

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar sot një takim me përfaqësues të Sindikatës së Punëtorëve Shëndetësorë të Sindikatës së Shërbyesve Civilë dhe Sindikatës së Policisë së Kosovës. Bashkë me Bedri Hamzën, ata kanë prezantuar planin e Rimëkëmbjes, i cili parasheh rritjen e pagës minimale në 300 euro. Përveç kësaj, Hoxhaj ka theksuar se do të ketë edhe ngritje të pagave deri në 30 për qind për sektorin publik. Ai po ashtu ka thënë se do të ketë rishikim të Ligjit të Punës për ta avancuar kornizën ligjore, e cila do të sigurojë kushte dinjitoze të punës me mbrojtje maksimale të të punësuarve. Sipas tij, PDK-ja është e vendosur që këtë ligjin e ri të pagave ta rishikojmë, ta miratojmë dhe të jetë një mbështetje konkrete. Ndërsa, ish-ministri i Financave nga PDK-ja, Bedri Hamza, ka shpalosur detaje se si planifikojnë ta bëjnë pagën minmale në 300 euro dhe ngritin pagat e sektorit publik deri në 30 për qind.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …