Enver Hoxhaj: I takon sekretarisë dhe Kuvendit që ta interpretojë mbylljen e seancës konstituive të Kuvendit

Enver Hoxhaj: I takon sekretarisë dhe Kuvendit që ta interpretojë mbylljen e seancës konstituive të Kuvendit

Deputeti koalicionit PAN, Enver Hoxhaj, pas mbylljes së seancës nga kryesuesi i saj, Adem Mikullovci, ka thënë se tanimë kemi një situatë të re. “Kërkesa e jonë si subjekt që i ka fituar këto zgjedhje ishte që të ketë dy orë pauzë dhe që brenda dy orëve në konsulta me partnerët ta propozojmë kandidatin për kryetar të Kuvendit. Kryesuesi e mbylli seancën dhe tani kemi një situatë të re. Tash i takon sekretarisë dhe Kuvendit që ta interpretojë këtë akt legal. Kurdo që kjo të vazhdojë seanca ne do të propozojmë kandidatin tonë. Vendi ka nevojë që institucionet të konsolidohen. Dy orë nuk janë shumë”, ka thënë Hoxhaj.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …