Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka kritikuar qeverinë për mungesën e veprimeve konkrete në lobimin ndërkombëtar, duke theksuar se zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme, sidomos dobësimi i regjimit të Bashar al-Asadit në Siri, ofrojnë mundësi të rëndësishme për Kosovën Pas rënies së Asadit në Siri, ishte e mundur të sigurohej njohja nga ky shtet. Po ashtu, situata në rajon, me dobësimin e ndikimit të Rusisë dhe Iranit, krijon hapësirë për të marrë njohje edhe nga Libani, tha Hoxhaj. Institucionet e Kosovës duhet të veprojnë me shpejtësi dhe strategji për të avancuar njohjet ndërkombëtare. Ai kritikoi qeverinë për mungesë të veprimeve të tilla dhe theksoi se ka ardhur koha për një opozitë të fortë dhe ndryshime politike. Zgjedhjet e 9 shkurtit do të jenë një pikë kthese. Ndryshimi politik do të udhëhiqet nga Partia Demokratike e Kosovës, nga Prizreni deri në Podujevë qytetarët janë duke kërkuar ndryshim, tha Hoxhaj.
Kontrolloni gjithashtu
Komunat e Kosovës nuk kanë arritur t’ i vënë në papërdorim mbi 50 milionë euro, për investime kapitale, në vitin 2024
Në një periudhë kur qytetarët e Kosovës përballen me probleme infrastrukturore dhe mungesë shërbimesh, komunat …