Enver Hoxhaj: Temë e bisedimeve me Serbinë do të jetë çështja e të drejtave të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe në Medvegjë

Enver Hoxhaj: Temë e bisedimeve me Serbinë do të jetë çështja e të drejtave të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe në Medvegjë

Kryetari i PDK-së, kandidat për kryeministër, Enver Hoxhaj, ka thënë se PDK-ja do të garojë në zgjedhjet e ardhshme  me ekipin dhe programin më të mirë. Në një konferencë për media ai ka thënë se PDK-ja e ka pikë të dobët Kosovën Lindore. Hoxhaj ka saktësuar me këtë rast se  temë kryesore në dialogun me Serbinë do të jetë çështja e të drejtave të shqiptarëve atje. “Nëse Millosheviqi para 21 vjetësh ka rënë si regjim në Serbi dhe në qershor 1999 i erdh fundi në Kosovë, nëse ka pjesë të Jugosllavisë ku edhe vazhdon një politikë e Millosheviqit, është ajo në tri komunat shqiptare. Jemi të shqetësuar për gjendjen atje, ka diskriminim tepër të madh ekonomik atje. Në gjitha pozitat që ka pasur PDK-ja ne i kemi kushtuar vëmendje tri komunave shqiptare nën Serbi, Hoxhaj ka premtuar  se do ta amandamentojnë ligjin për shtetësi, dhe të gjithë shqiptarët  që duan shtetësi të Kosovës, do ta marrin. “Do të ketë kuota të rritura për studentët nga Presheva. Do t’i hapim katër pika të reja kufitare për rritje të qarkullimit të Kosovës dhe Kosovës Lindore. Do të krijojmë fond prej 5 milionë eurosh për kthimin e preshevarëve”, ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi  përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …