Zëvendëskryeministri i Republikës, Enver Hoxhaj ka kritikuar edhe një hërë Bashkimin Evropian me qasjen ndaj Kosovës lidhur me heqjen e vizave. Në rast se nuk ndodhë kjo gjatë fund vitit apo fillim vitit të ardhshëm, atëherë kjo automatikisht lidhet me fenë islame që kanë pjesa më e madhe e kosovarëve. “Nëse nuk jepen, atëherë ka islamofobi dhe ka albanofobi. Ne i kemi plotësuar shumicën e kritereve. Pra, sikurse një student që plotëson 95% të testit, ai duket të kaloj. Nëse Bashkimi Evropian ka qenë në gjendje tu jep liri të lëvizjes vendeve, ju përkujtoj se Antika Barbuda ishull sa Vushtrria, Barbados e barabartë me Besianën , Kiribati e deri te Venezuela, janë lista e shteteve që mund të lëvizin pa viza”, është shprehur Hoxhaj i nevrikosur për mungesën e respektit që po e tregon Evropa ndaj shqiptarëve, të vetmit në kontinent që nuk mund të lëvizin pa viza.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …