Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj thotë se ekipi negociator për bisedime me Serbinë edhe më herët ka kërkuar që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të involvohen në procesin e dialogut mes dy shteteve. Ai shton se Amerika edhe në raste tjera ka pasur partnerë evropianë të cilët në bashkëkoordinim i kanë shtyrë proceset përpara. Kujtojmë se tash e sa kohë zyrtarë serbë kanë paralajmëruar se me involvimin direkt të SHBA-ve në dialog, do të kërkojnë edhe përfshirjen e Rusisë. Ndërkaq mbështetjen e SHBA-ve për marrëveshjen Kosovë-Serbi e ka konfirmuar kryetari Donald Trump me letrën e dërguar Thaçit, si dhe Vuçiqit.
