“Është i nxituar dhe aspak i pranueshëm vendimi i Këshillit Shtetëror të Cilësisë për mos lejimin e regjistrimit të studentëve të rinjë në Universitetet Publike të Prizrenit, atë të Pejës dhe Mitrovicës”, ka shkruar zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj. Ai ka thënë se ka qenë sfidë e vërtetë themelimi i këtyre universiteteve vite më parë. “Asesi nuk do t’u mohohet e drejta të rinjve për të studiuar në këto universitete. Megjithëse ne jemi të vetëdijshëm për sfidat që ka arsimi publik, përfshirë edhe këto universitete, nuk mund të merret vendim për mbylljen e tërësishme të regjistrimit. Qeveria e Kosovës do të angazhohet për të funksionalizuar këto universitete, ashtu sikurse do të kërkoj gjithnjë cilësi dhe kushte më të mira”, ka shkruar Hoxhaj
Kontrolloni gjithashtu
Forumi Ndërkombëtar i Sigurisë në Halifax të Kanadës, synon forcimin e bashkëpunimit strategjik midis vendeve demokratike
Forumi Ndërkombëtar i Sigurisë në Halifax të Kanadës, synon forcimin e bashkëpunimit strategjik midis vendeve …