Zëvendëskryeministri i Kosovës Enver Hoxhaj, ka reaguar ndaj deklaratës së Ambasadorit të Rusisë në Beograd, Aleksander Chepurin. Ambasadori i Rusisë në Beograd, Aleksander Chepurin, duke komentuar deklaratat e ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiq për ndarjen e Kosovës, ka thënë se Rusia do ta përkrahë çfarëdo lloj propozimi për zgjidhje të problemit e cila ofrohet nga shteti serb. Hoxhaj me anë të një postimi në Twitter ka thënë se kufijtë e Ballkanit janë të pandryshueshëm dhe çdo ide ndarjeje është burim konflikti. “Biseda e ambasadorit për ndarjen është një përpjekje për të importuar qasjen ruse të ndarjes nga Euro-Azia në Ballkan. Kufijtë e Ballkanit janë të pandryshueshëm dhe çdo ide ndarjeje është burim i konflikteve”, ka shkruar zëvendëskryeministri
