Enver Hoxhaj i PDK-së, përmes një shkrimi ka thënë se pavarësisht se mund të duket se shpërbërja e sotme e Kuvendit është vetëm një nga hapat e ndërrimit të legjislaturave, ajo nuk është e tillë, sepse përbën një kthesë në politikën kosovare. Gjithashtu, Hoxhaj ka thënë se janë të vetëdijshëm gjatë dy viteve të kësaj legjislature e qeverisjeje, ka rënë dukshëm besimi i qytetarit në institucione. “Kjo është ajo që nuk është dashur të na ndodhte si shtet e si shoqëri. Institucionet ekzistojnë që t’u shërbejnë qytetarëve dhe ta mundësojnë zhvillimin individual e shoqëror në të gjitha aspektet. PDK vazhdon të jetë e përkushtuar të kthejë besimin e qytetarit tek institucionet! Besimin se Kosova ka një të ardhme përpara!”, ka shkruar Hoxhaj.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …