Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxha, ka mbajtur një konferencë për media pas vendimit të Kushtetueses që e rrëzon qeverinë Hoti dhe e çon Kosovën në zgjedhje të jashtëzakonshme. Para mediave, ai ka thënë se ky ka qenë një vendim i pritur për shkak të krizës politike të krijuar. Ai akuzoi qeverinë Hoti dhe atë Kurti për qeverisje të dobët dhe mashtrim të qytetarëve. Madje ai tha se përveç votimit të rimëkëmbjes ekonomike, vendimi i Kushtetueses ishin dy lajmet e vetme të mira që nga tetori i vitit të shkuar. “Ju e dini që gjatë një viti këto dy parti nuk kanë pasur sjellje shtetërore dhe as vetëdije shtetërore. Ne si parti demokratike dhe opozitare, ky degradim nuk na gëzon. Përkundrazi ne me qasjen tonë i kemi dhënë vendit një mbështetje. Të vetmet lajme të mira që nga tetori i vitit të shkuar janë projektligji për rimëkëmbje ekonomike dhe vendimi i djeshëm i Kushtetueses”, tha ai. “PDK shumë shpesh dhe në mënyrë sistematike ka ftuar partitë që të mblidhen dhe ta votojnë shpërbërjen e parlamentit. Që nga tetori i vitit të kaluar, shumica e partive parlamentare kanë manipuluar me të drejtën e qytetarëve duke manipuluar me atë vullnet dhe duke pasur interesa të ngushta”, tha Hoxhaj në fund
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …