Një lajm nga “Politika” e Beogradit:
“Që nga ardhja e forcave ndërkombëtare, pas bombardimit të Jugosllavisë në pranverë 1999-të, dhe vendosjes së protektoratit në Kosovë, pjesëtarët e pakicës kombëtare shqiptare mohojnë se i përkasin shtetit të Serbisë. Mirëpo, për shkak të pasaportës, pranojnë gjithçka: edhe dispozitat edhe dokumentet serbe dhe faktin se, sipas të dhënave personale, janë shtetas të Serbisë. Vetëm në këtë mënyrë dhe vetëm pranë autoriteteve shtetërore të Serbisë ata mund të marrin dokumente personale, pasaporta dhe letërnjoftime. Në periudhën e shkurtër prej një viti e gjysmë pas përfundimit të bombardimeve, shqiptarët e Kosovës kanë pasur mundësi që të drejtën për pasaportë ta realizojnë në Prishtinë, por pastaj, pas disa sulmeve dhe atentateve kundër zyrtarëve serbë, është vendosur që Sekretariati Krahinor i Punëve të Brendshme plotësisht të zhvendoset nga Prishtina në Banjën e Nishit. Tollovitë para selisë së SPB-së krahinore të Prishtinës në Banjën e Nishit janë të përditshme”.
Gazeta serbe, e cila në traditën e saj mbi 100-vjeçare përherë ka qenë mbështetëse e politikës zyrtare, njofton me kënaqësi të dukshme se në tetë vitet e fundit autoritetet serbe u kanë lëshuar shqiptarëve të Kosovës 220 mijë (!) pasaporta të reja. Më së shumti pasaporta janë lëshuar në Nish (170 mijë), por edhe në qytete si Kraleva, Kragujevci, Leskoci, Vranja etj. Lajmi i “Politikës” nuk është ndonjë risi. Gazeta synon t’i tregojë opinionit dhe diplomatëve perëndimorë se shqiptarët e Kosovës nuk munden pa Serbinë.
Nga ana tjetër: njoftimi në gazetën e Beogradit është edhe një dëshmi më tepër se në çfarë gjumi të ariut ka rënë administrata e Kosovës, e cila bashkë me politikanët tenderëshitës të Prishtinës arsyetohet se nuk mund të bëjë asgjë, sepse dokumentet e udhëtimit janë kompetencë e rezervuar e Misionit të OKB-së. Kjo është e vërtetë, por po aq e vërtetë është se deri më sot pothuaj të gjithë politikanët Kosovës e kanë injoruar këtë çështje të rëndësishme.
Nuk është bërë presion ndaj UNMIK-ut për të zgjidhur problemet e kosovarëve me dokumentet personale. Derisa në bisedimet e Vjenës Beogradi ka kërkuar të pamundshmen për serbët e Kosovës, dhe finlandezi Marti Ahtisari këto kërkesa i ka plotësuar në mënyrë të pashembullt, negociatorët kosovarë – për aq sa dihet publikisht – nuk kanë këmbëngulur që Serbia t’i kthejë Librat Amzë. Si çdo kastë hipokrite politike edhe kjo e Kosovës ka dëshirë të flasë për çështje të mëdha. “Punët e vogla”, siç janë rregullimi i trotuareve ose zgjidhja e problemit të pajisjes së qytetarëve me dokumente personale, injorohen plotësisht, sepse injorantët përherë mendojnë se shteti ndërtohet nga kulmi dhe jo nga themeli.
E saktë është se Serbia nuk i pranon dokumentet e UNMIK-ut, por kush e pengon pushtetin e Kosovës që të protestojë kundër kryeneçësisë së Beogradit? Kush e pengon Prishtinën të bëjë presion kundër UNMIK-ut? Ose së paku me zë të ulët të kërkojë që as shtetasit e Serbisë të mos lejohen të hyjnë në Kosovë derisa policia kufitare serbe nuk pranon dokumentet e OKB-së? Ose të kërcënohet se nuk do të lejohet hyrja e veturave me tabela serbe për aq kohë sa nuk pranohen tabelat e Kosovës?
Nuk kam iluzion se UNMIK-u do të veprojë menjëherë, por nëse pushtetarët e Kosovës rrinë duarkryq, atëherë guvernatorët ndërkombëtarë nuk kanë asnjë arsye të lëvizin as gishtin e vogël të këmbës.
Heshtja kurrë nuk ka zgjidhur asnjë problem. Heshtja, në fakt, është pajtim me situatën. Dhe kjo situatë e gëzon, për shembull, kryeshefin e Drejtorisë për çështje civile në Nish, Goran Gjorgjeviqin. Ai për Radion Evropa e Lirë thotë: “Pas uljes së tensioneve politike në Kosovë gjithnjë e më shumë shqiptarë të Kosovës kanë ardhur në Nish për të marrë dokumente. Kështu, në muajin korrik drejtoria jonë ka pranuar mbi 10 mijë kërkesa. Qytetarët e kombësisë shqiptare më së shumti janë të interesuar për pasaporta. Një numër të madh kërkesash ne i marrim edhe nga përfaqësitë tona diplomatike dhe konsullore. Nuk ka pasur asnjë incident, nuk ka pasur pakënaqësi, as vërejtje nga ana e shqiptarëve, të cilët vijnë nga Kosova, por as nga bashkëqytetarët tanë të Nishit, kështu që të gjithë jemi të kënaqur”.Kurrë, asnjëherë dhe në asnjë rast nuk është dëgjuar publikisht, që ndonjë politikan i Kosovës ka kërkuar nga vendet perëndimore , ta zëmë nga Zvicra dhe Gjermania, hapjen e ndonjë përfaqësie për lëshimin e dokumenteve për kosovarët që jetojnë jashtë vendit.
Në “sistemin” e lëshimit të pasaportave serbe lulëzon korrupsioni. Këtë e pranon edhe kryetarja e Këshillit për luftë kundër korrupsionit Verica Baraç. Në mikrofonin e Radios Evropa e Lirë një shqiptar me serbishte të dobët thotë: “Për letërnjoftim këtu (në Nish) më mirë se në Kosovë”, tjetri: “Unë dhe gruaja ime jetojmë në Gjermani. Kemi ardhur ta regjistrojmë fëmijën dhe të marrim pasaportën e re për të”.