Epidemiologu amerikan Anthony Fauci thotë se SHBA duhet të dyfishojnë numrin e testeve në javët e ardhshme

Epidemiologu amerikan Anthony Fauci thotë se SHBA duhet të dyfishojnë numrin e testeve në javët e ardhshme

Anthony Fauci, një epidemiolog dhe anëtar i Shtabit të Krizave pranë Shtëpisë së Bardhë, thotë se SHBA duhet të dyfishojnë numrin e testeve në javët e ardhshme dhe mendon se kjo do të jetë e mundur. Në Shtetet e Bashkuara, vdekjet nga koronavirusi tejkalojnë shifrën 53.000. Fauci vlerësoi se SHBA po teston rreth 1.5 deri 2 milionë njerëz në javë dhe se në javët e ardhshme kjo shifër duhet të dyfishohet. Ai vuri në dukje se po i referohej testimit diagnostik të koronavirusit, jo testimit të antitrupave, pasi testimi është i rëndësishëm, por se identifikimi, izolimi dhe kërkimi i kontakteve janë të domosdoshëm. Fauci dhe kryetari i SHBA-së Donald Trump nuk pajtohen për kapacitetet e vendit për të testuar koronavirusin në mes të një pandemie. Ndryshe, Shtetet e Bashkuara duhet të jenë në gjendje të kryejnë me miliona teste çdo javë para se të hiqen masat kundër koronavirusit.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …