Me 16 janar, lideri i Partisë Radikale serbe, Tomislav Nikoliç, bëri fushatë politike për partinë e tij dhe veten si president i ardhshëm i Serbisë në Mitrovicë, në pjesën veriore tashmë tetë vite te ndarë te Kosovës.
Ai, në Mitrovicë u betua para qytetarëve se Kosova gjithnjë do te mbetet nën sovranitetin territorial e administrativ te Serbisë. Pretendenti i ardhshëm për postin e presidentit te Republikës Serbe, udhëheqës i një partie, e cila ishte direkt e involvuar në krimet që ndodhën në luftën e fundit në Kosovë, bënë fushat ne veriun e qytetit te Mitrovicës duke nxitur edhe më tej nacionalizmin e etur serb për Kosovën si tokë e shenjt serbe.
E tëra kjo kaloi pa reagime as nga ana qytetare e lerë më ajo institucionale. Institucionet e Kosovës këtë vizitë e kaluan si gjithnjë në heshtje, sikur nuk ka ndodhur asgjë. Tashmë mund te themi se edhe janë mësuar që nga pas lufta duke ardhur në Kosovë që nga ministrat të kabineteve qeveritare te ndryshme, oficerë e gjeneralë të ushtrisë, e cila prapë po bënë përgatitje për invazione të mundshme. Serbia asnjëherë nuk i pranoi krimet e bëra ne Kosove, duke i reduktuar ato vetëm si gabime të një regjimi, i cili i solli dëme Serbisë dhe qytetarëve të saj.
Kjo klasë para politike e UNMIK-ut, e cila ia zgjatë jetën me tej këtij regjimi antidemokratik, kolonial në Kosovë nuk ka se si ta dënoje ardhjen e një lideri ne Kosovë të një partie radikale serbe, për arsye se vet në Konferencën e Rambujes po këta liderë nënshkruan qe Kosova te jetë pjesë integrale e territoriale e Jugosllavisë.
Kjo klasë politike nuk ka se si ta dënojë ardhjen e një udhëheqësi te një partie serbe e involvuar ne krime kundër njerëzimit sepse edhe nuk i pyet askush, sepse te jemi real janë shume te parëndësishëm për nga ana ekzekutive, ata janë të rëndësishëm vetëm për t’u thënë qytetareve se ja kemi institucione, president, kryeministër e parlament.
Institucion i vërtet ekzekutiv ne Kosovë është administrata e Unmik-ut, ky sistem real shtypës i shoqërisë sonë, i cili edhe ua përgatit ardhjen e liderëve serb ne Kosovë dhe mbrojtjen e tyre. Kjo administratë e Unmik-ut është ajo e cila vetëm nëpërmjet të një konference për shtyp thotë se zgjedhjet serbe ne Kosovë as nuk do t’i pengojmë në mbajtjen e tyre e as nuk do t’i përkrahim. Ku ka vend në botë që një shteti te huaj i lejohet t’i organizojë zgjedhjet e saja në një territor tjetër. Kjo ndodhë vetëm në Kosovë në një territor gjithnjë të copëtuar në konferenca të fuqive të mëdha, ndodhë në një vend ku klasa politike e saj ka besimin e 40% të qytetarëve dhe është e gatshme te pranojë plane të ndryshme ndërkombëtare, pa e pyetur asnjëherë zërin e saj qytetar.
Kështu ndodhë në një vend me një administratë kolonialiste të OKB-së, në pritje për t’u zëvendësuar me një tjetër administratë evropiane, po aq edhe më shtypëse, më e fuqishme dhe më e besueshme për të implementuar një plan i cili është në kundërshtim real me interesin e qytetarëve të Kosovës.
Epir Qeriqi, student i Katedrës se Kimisë.
Kontrolloni gjithashtu
Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave
Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …