18 vjet nga beteja e Shkëmbit të Gradinës

‘Epoka e Re’ me dezinformata kundër Radios-Kosova e Lirë, fyen gjakun e derdhur të dëshmorëve të rënë në mbrojtje të Radios dhe Agjencisë

‘Epoka e Re,  sërish,  si në çdo përvjetor, boton shkrime deformuese, mohuese dhe denigruese për Radion-Kosova e lirë, të cilën e ka themeluar SHP I UCK-së, më 13 nëntor 1999  dhe j0 njëfarë jarani i kësaj gazetës, njëfarë basri-beka, që  dikur paska mbartur në shpinë antena të Radios.

 Gati për çdo përvjetor  gazeta Epoka re  b0ton shkrime të një të sëmuri fiktiv, një surrogat donkishotesk,  që ka ëndërruar ta themelojë Radion-Kosova e Lirë, por kur i ka dalë gjumi dimëror-jetësor, Radioja dhe Agjencia kishin MISIONIN E TYRE HISTORIK dhe në qershor të vitit 1999 kishin filluar punën në Prishtinë e deri tanë në 26-vjetorin e fillimit nga puna. Kjo farë gazete, që e quan veten gazeta më guximshme shqiptare, në luftë jo se jo, por kështu për reklamë,  me botimin  e shkrimit të këtij devianti fodull, fyen gjakun e derdhur të dëshmorëve që kanë rënë në mbrojtje  të pozicioneve ku kanë transmetuar këto dy mediume të luftë e të paqes në vendin tonë.

Në mbrojtje të pozicioneve të Rrafshnaltës, të SHP të UÇK-së të institucioneve informative të luftës dhe të popullatës së zhvendosur përreth vend emetimit të Radios dhe të Agjencisë prej 1 prill deri më 11 qershor të vitit 1999, kanë rënë dëshmorë:

ELBASAN JAKUP BERISHA 16-vjeçar, është vrarë nga predhat e bombave kasetë më 27 mars të vitit 1999, gjatë sulmit të dy aeroplanëve bombardues MIG 21 të armatës okupatore jugosllave, afër selisë së Radios.

XHAVIT KELMENDI nga Karaçica, ka rënë dëshmor më 1 prill të vitit 1999, në luftë kundër forcave ushtarake serbe në mbrojtje të pozicioneve te UÇK-së në Tërpezë. Ka qenë pjesëtar i njësive speciale të SHP të UÇK-së.

VEZIR KOLSHI, nga fshati Baicë e Kolshit, ka rënë dëshmor më 1 prill 1999, në luftë kundër forcave serbe, në mbrojtje të pozicioneve të UÇK-së, në Tërpezë. Ka qenë pjesëtar i njësive speciale të SHP të UÇK-së.

MEHDI BYTYÇI nga Arllati, komandant Toge, ka rënë dëshmor me 16 prill 1999 te Lagja e Bytyçve, në Arllat në mbrojtje të pozicioneve, me rastin e përpjekjeve të forcave serbe për të depërtuar në Rrafshnaltë.

SYLEJMAN BYTYÇI nga Arllati, ka marrë plagë vdekjeprurëse nga arma armike më 16 prill 1999, te Lagja e Bytyëve. Nga plagët ka ndërruar jetë pesë ditë më vonë.

ISLAM KASTRATI, nga Kizhareka

MENTOR MORINA, nga Arllati

RAMADAN BYTYQI, nga Gjergjica

MENTOR GASHI nga Llapushniku

HALIM BAJRAKTARI, nga Çikatova, kanë rënë dëshmorë më 18 prill të vitit 1999, në betejën ballë për ballë kundër këmbësorisë serbe në pozicionet strategjike të UÇK-së te Gradina, mbi Grykë të Llapushnikut.

XHAVIT BAJRAKTARI, nga fshati Studençan i Therandës ka rënë dëshmor me 2 maj 1999 së bashku me Fetah Gegën, në fshatin Shirokë, në përleshje të drejtpërdrejt me forcat armike. Xhaviti ka qenë reporter i Radios dhe i Agjencisë, prej shkurtit të vitit 1999.

SHAQIR HOXHA, nga fshati Shalë ish-Sedllar, ka rënë dëshmor në hyrje të Grykës së Gashit në Nekoc, më 24 prill 1999.

Në mbrojtje të pozicioneve dhe vendit ku ka emetuar Radio-Kosova e Lirë gjatë luftës kanë qenë të angazhuar eprorët e komandës operative: Fatmir Limaj, Rexhep Selimi, Haxhi Shala, Refki Mazreku, Ajet Kastrati, Ajvaz Berisha, Milaim Beha, Xhavit Sadriaj, Muharrem Sylejmani, Fadil Berisha, Agim Vrellaku, Mustafë Sopi, Faik Sopi, Daut Bajraktari, Dervish Bytyqi si dhe shumë luftëtarë të dalluar të Brigadës 121, Ismet Jashari-Kumanova dhe të brigadave: 113, Mujë Krasniqi e 114 Fehmi Lladrovci. Radio Kosova e Lirë dhe Agjencia Kosovapres kanë qenë bazat më të mbrojtura dhe më të fortifikuara në Brigadën 121, Ismet Jashari-Kumanova.

Bashkëpunëtorë të Radios Kosova e Lirë të rënë dëshmorë:

Në periudha të ndryshme të luftës çlirimtare, në fushën e nderit, kanë rënë këta bashkëpunëtorë të Radios-Kosova e Lirë:

Xhavit Bajraktari, ka rënë më 2 maj 1999 në fshatin Shirokë të Therandës.

Hyrë Emini ka rënë Tanushë të Gostivarit, më 29 korrik të vitit 2001.

Islam Berisha ka rënë në Mitrovicë, më 2003.

Shkrime të tilla mohojnë edhe bombardimin e këtyre dy medieve nga avionët e ushtrisë së Millosheviqit, më 27 mars 1999.

Pastë faqen e zezë, kjo gazetë që guxon të fyejë për çdo vit gjakun e çlirimtarëve dhe të mohojë dy institucionet e vetme informative, duke publikuar gënjeshtra e monstruozitete të qëllimshme.  

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Vetëm PDK-ja mund ta rikthejë besimin e aleatëve, me një marrëveshje strategjike të sigurisë me Amerikën

Nënkryetari i Kuvendit, Enver Hoxhaj,  theksoi se PDK-ja, është alternativa e vetme për të garantuar …