Nën organizimin e Komunës së Junikut, do të mbahet Akademi Solemne dhe do të bëhen Homazhe pranë Lapidarëve të Heronjve, Dëshmorëve dhe Martirëve me rastin e shënimit të Epopesë së Junikut.
Akademia Solemne mbahet me datë 28 Korrik 2021, në ora 11:00, në sallën e Asamblesë Komunale të Junikut.
Nga ora 10:45 –Do të bëhen Homazhe pranë Lapidarëve të Heronjve, Dëshmorëve dhe Martirëve të rënë në Junik.
Komuna e Junikut i fton të gjithë qytetarët e interesuar që të marrin pjesë në këtë organizim për të nderuar jetën dhe veprën e të gjithë atyre ranë në shërbim të atdheut.