Epopeja e UÇK-së, dëshmi e guximit dhe përkushtimit të heronjve tanë

Kryetari i komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij dhe nxënësit e shkollës “Iliria”, me homazhe kanë nderuar dëshmorët e kombit, në kuadër të shënimit të 27-vjetoprit të Epopesë së UÇK-së.

Në postimin e kryetarit Rama thuhet:

Në këtë epokë krenarie dhe sakrifice, kujtojmë me respekt dhe mirënjohje të thellë ata që dhanë jetën për lirinë që ne sot e gëzojmë.

Sot, bashkë me nënkryetarët, drejtorët, ekipin e Kryeqytetit dhe komandantin Fatmir Sopi, udhëheqësin e sektorit të kategorive të dala nga lufta, si dhe nxënësit e shkollës “Iliria”, nderuam dëshmorët e kombit tonë.

Epopeja e UÇK-së është dëshmi e guximit dhe përkushtimit të heronjve tanë, që me gjakun e tyre shkruan historinë tonë më të lavdishme.

Lavdi jetës, veprës dhe heroizmit të dëshmorëve, familjeve që sakrifikuan dhe ushtarëve të FSK-së që vazhdojnë ta mbajnë gjallë amanetin e tyre!

Përndryshe Epopeja e UÇK-së është një ndër ngjarjet më kulmore të historisë së popullit shqiptar të Kosovës dhe si e tillë, manifestohet çdo vit si përkujtim i sakrificës sublime të familjes Jashari dhe të të gjithë dëshmorëve të UÇK-së për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu me bashkëpunëtor kanë bërë homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të UÇK-së

Institucionet komunale të Ferizajt të udhëhequr nga kryetari i komunës, z. Agim Aliu dhe zyrtarë …