leoni

Gjykata

Eprorët dhe luftëtarët e UÇK-së janë dënuar dhe po dënohen nga të gjitha gjykatat dhe nga dy gjykata ndërkombëtare

Në asnjë vend të botës nuk ka ndodhur, që luftëtarët e lirisë, çlirimtarët e vendit, ata që kanë luftuar gjenocidin, fashizmin, terrorin mbi popullatën civile, duke e mbrojtur  atë me jetët e tyre, pas luftës të dënohen, të poshtërohen e të diskreditohen, sikur po ndodh me ne shqiptarët, në shekullin 21, në botën të cilën na kanë mësuar ta quajmë të lirë dhe demokratike.

Kriminelët serbë, disa nga të cilët edhe janë shpallur fajtorë dhe janë dënuar për krime të luftës, në Kroaci, Bosnje (e krejt pak për krimet në Kosovës), nga Gjykata e Hagës si dhe nga gjykatat në Kroaci e në Bosnjë, luftëtarët e UÇK-së janë shpallur fajtorë dhe janë dënuar nga gjykatat e Serbisë, gjykatat e UNMIK-ut dhe të EULEX-it në Kosovë, gjykatat vendore, nga gjykatat në Maqedoni, një rast i dënuar edhe nga gjykata e Tiranës në Shqipëri, nga Gjykata e Hagës dhe tani në proces edhe nga Gjykata Speciale. Çuditërisht ky fenomen sui generis, kjo “gjuajte shtrigash” inkuizicionale kundër shqiptarëve, nuk i ka bërë as i bën fare përshtypje institucioneve të Kosovës, madje as krerëve të luftës, të akuzuar padrejtësisht, të dënuar padrejtësisht, pa fakte reale por me dëshmi qoftë edhe të një dëshmitari të vetëm.

Vetëm në kohën e fundit, disa nga krerët e luftës, tani të ftuar nga kjo Gjykatë, kanë filluar të pranojnë se Gjykata qenka kundër UÇK-së. Në kohën kur Radio-Kosova e Lirë e kishte përkufizuar si gjykatë të tillë, pesë vjet më parë, jo vetëm ishte kritikuar por edhe ishte etiketuar për fanatizëm madje edhe për primitivizëm nga disa krerë të lartë të institucioneve të vendit, sepse kishin krijuar bindjen se kjo gjykatë do ta pastronte luftën e UÇK-së nga pretendimet e Serbisë dhe himnizuesit të regjimit serb të Milosheviqit, Dik Marti

Gjatë këtyre 19 viteve, luftëtarët e lirisë janë akuzuar për krime lufte dhe janë dënuar nga:

Gjykatat e UNMIK-ut, të instaluara në Prishtinë dhe në disa qytete të Kosovës:

Tribunali i Hagës, në Holandë,

Gjykatat e Serbisë në Beograd, dhe në qytete të tjera,

Gjykatat e EULEX-it, në Kosovë, ndonjëherë në bashkëpunim me gjykatat vendore, Gjykatat themelore, Gjykatat e apelit etj,

Gjykatat në Maqedoni, kundër luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare,  madje në një rast edhe nga  Gjykata e Tiranës.

Gajtë këtyre 19 viteve, janë arrestuar, janë mbajtur me vite të tëra në arrest, në paraburgim, janë liruar të pafajshëm, janë shpallur fajtorë dhe janë dënuar në Tribunalin e Hagës dhe në gjykatat e përmendura:

Haradin Balaj, Idriz Bala,  janë shpallur të pafajshëm pas kanë mbajtur vite të tëra në burg, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj, Lahi Brahimaj, Isak Musliu. Janë shpallur fajtorët dhe janë dënuar me burg, ose janë liruar të pafajshëm:  Rrustem Mustafa,  Latif Gashi, Nazif Mehmeti  Daut Haradinaj,  Bekim Zekaj,  Ahmet Elshani,  Ramush Ahmetaj,  Agush Memishi,   Samet Hajdari,  Nazif Hasani, Ahmet Hasani, Burim Fazliu, Selman Sadiku, Faton Hajdari, Ferat Hajdari, Kamber Sahiti, Sadik Aliu,  Shefqet Musliu, Fazli Hajdari, Rexhep Aliu, Shaqir Shaqiri, Idriz Aliu, Ramadan Halimi, Shemsi Nuhiu, Nexhmi Krasniqi, Naser Krasniqi,

Naser Shala, Arben Krasniqi, Behlul Limaj, Refki Mazreku, Sabit Shala, Shaban Shala.

Besim Shurdhaj, Naser Shatri, Ruzhdi Saramati,  Rrustem Dema, Enver Axhami, Ejup Runjeva, Bujar Tafili, Nuhi Provoliu, Sylejman Selimi, Sami Lushtaku, Sabit Geci, Ismet Haxha, Sahit Jashari, Hysni Thaçi, Avni Zabeli, Agim Demaj, Bashkim Demaj, Driton Demaj, Selman Demaj, Fadil Demaku, Jahir Demaku, Nexhat Demaku, Zeqir Demaku,

Nazim Bllaca, Faruk Gashi, Shpresim Uka, Driton Hajdari, Bekim Syla, Sadik Abazi, Selim Krasniqi,  Bedri Zyberaj, Xhavit Elshani, Milaim Latifi, Agron Krasniqi, Burim Ramadani, Arsim Ramadani, Arben Kiçina, Jeton Kiçina, Riza Aliaj, Shaban Hoti, Haki Rexhepi Lirim Jakupi, Fatos Aliu, Amir Sopa, Hebib Ahmeti,  Nevzat Zyberi, Izmit Ameti, Mehdi Islami, Florim Ameti, Nevzat Arjani, Shehir Zyberi, Nadi Dauti, Baftjar Beqiri,  Tafil Dauti,  Hanefi Dervishi, u mbyt në tortura në Burgun e Manastirit.

Rametulla Dauti,  Shkëndim Dauti, Ibrahim Sulejmani, vdiq në burgun e Shtipit, në prag të komunikimit të pafajësisë për krime lufte, pastaj Roland Bartesko, si dhe Dritan Goxhaj i dënuar nga një gjykatë e Tiranës, e të tjerë. 1)

Në këtë listë e cila nuk është e plotë, nuk janë përfshirë të dënuarit e rastit të Kumanovës, të majit të vitit 2015, në mesin e tyre shtatë të dënuar me burg të përjetshëm.

Nuk janë përfshirë as emrat e rastit të inskenuar “Monstra” në Maqedoni.

Nuk janë përfshirë as ata luftëtarë të lirisë që janë dënuar deri në dy maj burg, si vepër e lehtë penale, aspo kundërvajtje,  dhe që janë me qindra.

Të gjitha këto gjykata kanë dënuar qindra luftëtarë të lirisë dhe aktualisht po merren me hetime e gjykime kryesisht për ato lëndë penale që janë konsideruar “krime gjatë luftës” apo “krime të luftës”.

UÇK-ja nuk ka pse “pastrohet” nëpër gjyqe, përderisa ka luftuar në territorin e vet dhe jo në Serbi apo në Mal të Zi, deri tani as në Greqi.

UÇK-ja nuk ka dhunuar asnjë femër serbe,

Serbët kanë dhunuar qindra  femra shqiptare,

UÇK-ja nuk ka vrarë asnjë fëmijë serb,

Serbët kanë vrarë e kanë masakruar rreth 1340   të mitur shqiptarë në Kosovës, të moshës prej gjashtë muaj deri në 17 vjet,

UÇK-ja gjatë luftës nuk ka prishur asnjë kishë serbe, nuk ka vrarë asnjë klerik serb,

Serbët kanë shkatërruar 180 xhami ndërsa kanë vrarë më shumë se 30 imamë e medresistë shqiptarë.

UÇK-ja nuk ka bombarduar asnjë shkollë serbe,

Serbët kanë shkatërruar, djegur e demoluar qindra shkolla në Kosovë.

Ushtria dhe policia serbe kanë qenë forca okupatore në Kosovës,

Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka qenë forcë e organizuar çlirimtare.

UÇK-ja  ka vrarë policë ushtarë e mercenarë  serbë e sllavë aq sa pa pasur mundësi, por edhe kolaboracionistë shqipfolës, sepse në çdo luftë eliminohen argatët e armikut.

Ushtria dhe policia serbe kanë vrarë e kanë masakruar mbi 13.000 civilë të pambrojtur shqiptarë.

UÇK-ja nuk ka vrarë civilë serbë, përveç në rastin kur ata kanë qenë të armatosur dhe kanë rezistuar. Numri i serbëve të vrarë nga UÇK-ja nuk është verifikuar nga organizatat e pavarura, meqë serbët nuk bashkëpunojnë me shqiptarët në këtë drejtim. Serbët i llogarisin të vrarë nga UÇK-ja edhe ata serbë që kanë vdekur gjatë luftës, qoftë nga bombardimet e NATO-s, qoftë nga mosha e pleqërisë.

Vrasja e kolaboracionistëve nuk  është një përjashtim, por  nuk ishte as  specialitet  i UÇK-së.

Vetë Amerika ka dënuar me vdekje të riun 25-vjeçar sepse luftonte në anën e talebanëve.

Andaj nuk është koha për dalldi  dhe fjalë të mëdha, sepse na pret beteja e radhës me Gjykatën Speciale me mujsharët e Evropës dhe servilët e spiunët e Kosovës, të cilët i kanë filluar hetimet edhe nëpër studio televizive, duke përfaqësuar akuza nga gazetarët të diskredituar, argatë të devotshëm të Serbisë dhe të tillë që kanë qenë dhe janë kundër UÇK-së po aq sa Vuçiqi, Daçiqi, Shesheli e mijëra kriminelë serbë.

Ata ftohen  nga mediet mercenare për të filluar preludin e madh, madje para ngritjes së aktakuzave nga Gjykata Speciale, me qëllim që të japin kontribut  vullnetarë në këtë drejtim. Ky soj njerëzish, ruhet nga një segment i policisë së Kosovës, meqë janë vetëshpallur të rrezikuar, nëse dëshmojnë kundër luftës së UÇK-së.

Në vigjilje të 21-vjetorit të Radios-Kosova e Lirë dhe Agjencisë Kosovapress, TV-Dukagjini, në rolin e hetimit  të krimeve të luftës së UÇK-së,   lëndë e cila do t i dorëzohet Hagës, si ndihmesë shtesë  e  shqipfolësve të instruktuar  në “ndriçimin” e krimeve të UÇK-së, ka filluar luftën për ndriçimin e krimeve, duke mbështetur moton serbe se masakrat në Kosovë kanë qenë të trilluara dhe se krime në Kosovë, para gjatë dhe pas luftës ka kryer vetëm UÇK-ja.

Debatet po intensifikohen, gënjeshtrat e fabrikuara nga Beogradi po gëlltiten nga ata dhe bijtë e atyre që  brez pas brezi kanë bashkëpunuar me Serbinë dhe që janë drejtues kryesorë në një segment me rëndësi në Policinë e Kosovës, në AKI, në Prokuroritë e vendit, në të gjitha nivelet e  gjykatave, në jugo-mediet e jugo-portalet si: insajder Kosovo, Indexkosovo, ekspreskosovo, Koha.net, Zëri, Bota sot, TV-Dukagjini e të tjera.

Kjo “forcë” me magnitudë të kurdisur nga Beogradi, paralajmëron dridhje për UÇK-në, tërmete, Epope e fitore  të Speciales, gjithnjë me shpresë të rikthimit të bashkim vëllazërimit, kthimin e Kosovës në gjirin e Serbisë ku kanë lindur, janë rritur dhe edukuar me patriotizmin jugosllav breza të tërë të  hafijeve, milicëve, xhandarëve, pandurëve, peticaxhinjve, spiunëve të disa brezave për t’u ricikluar në Kosovë, madje edhe 20 vjet pas luftës dhe fitores historike kundër regjimit më kriminal  që ka njohur Evropa pas Luftës së Dytë Botërore, sikur ishte regjimi i Milosheviqit.

  1.  Ka mundësi që ndonjë emër të mos jetë i saktë, apo të ketë ndonjë koincidencë. Mirëpritet çdo reagim plotësim apo saktësim i listës.

 

(RKL  13. 12. 2019)

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …