leoni

Sabit Geci

Eprori i lartë i UÇK-së gjatë luftës, Sabit Geci mohon se e ka ndërruar emrin dhe fenë, sikur u shpall lajmi në medie e kisha

Eprori i lartë i UÇK-së gjatë luftës, Sabit Geci, mohon se e ka ndërruar emrin dhe fenë, sikur shpallen dy kisha. Në disa medie dhe në postimet e dy kishave u dha lajmë sensacional se ish eprori i lartë i UÇK-së ka ndërruar fenë dhe emrin. Ky lajm ishte mirëpritur aq shumë sa që nuk vonuan  shumë postime  të pa verifikuara. Invalidi i rëndë i UÇK-së, Sabit Geci i cili tërë kohën e pas luftës e ka kaluar padrejtësisht nëpër burgje, duke e demantuar lajmin ka thënë thjesht, nuk kam çfarë feje ndërroj, sepse nuk jam fetar.  Jo more vëlla, emrin as fenë nuk i  ndërroj, se unë nuk jam fetar fare. Unë nuk kam nevojë ta ndërroj fenë kur nuk jam fetar. Unë emrin s’e ndërroj me ma dhanë botën, se e kam emrin që ma kanë lanë baba e nana”, tha, Sabit Geci i cili me bashkëluftëtarët e Adem Jasharit ka luftuar dhe i ka lënë gjymtyrët në luftë për çlirimin e Kosovës nga robëria serbe dhe jo për asnjë fe, sikur pretendojnë qarqet antishqiptare. Sabit Geci tha është duke hulumtuar se kush dhe përse e postoi një gënjeshtër të tillë.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …