Eprori i lartë i UÇK-së, Hisen Berisha ka bërë homazhe në shënim të 24-vjetorit të rënies së dëshmorëve të lirisë, në Morinë të Gjakovës

Eprori i lartë i UÇK-së, Hisen Berisha ka bërë homazhe në shënim të 24-vjetorit të rënies së dëshmorëve të lirisë, në Morinë të Gjakovës

Eprori i lartë i UÇK-së, deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike, Hisen Berisha ka bërë homazhe në nderim të 24-vjetorit të rënies së dëshmorëve të lirisë, në Morinë të Gjakovës. “Në përvjetorin e luftës së Morinës, i kujtojmë me nderim e respekt të lartë Dëshmorët e lirisë që u  flijuan pikërisht me 7 Korrik 1998, për t’ua kthyer ditën e forcave të kufirit të Ushtrisë jugosllave, nga festë, në histori kobi e tmerri që poshtronte kryekriminelin Millosheviq, edhe gjatë gjykimit në Hagë. Pushkët e tyre, ishin ndër të parat që iu bashkuan jehonës së pushkëve të Adem Jasharit në Prekaz. Ishin po ashtu, luftëtarë që iu bënë krah luftëtarëve të Betejës së Kosharës, të prirë nga heronjtë e lirisë Sali Çeku e Agim Ramadani, ka thënë mes tjerash Hisen Berisha.

Kontrolloni gjithashtu

Ka ndërruar jetë Lulzim Cara, babai i Heroit të Kosovës, Indrit Cara

Ka ndërruar jetë, Lulzim Cara, babai i Heroit të Kosovës, Indrit Cara. Lulzimi ishte një …