leoni

Daut Haradinaj: Dje fitoi populli i Kosovës

Eprori i shquar i UÇK-së, Daut Haradinaj i ka reaguar nënkryetarit të VV-së, Glauk Konjufcës

Eprori i shquar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Daut Haradinaj i ka reaguar nënkryetarit të partisë Vetëvendosje, Glauk Konjufcës. Kandidati për deputet, Daut Haradinaj ka shkruar se kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjuca duhet ta dijë se partia e tij Vetëvendosje që e qeverisë Kosovën, i ka marrë shumë vendime që janë në interes të Serbisë. “Glauku duhet ta dijë se qeveria e tij e ka hequr taksën 100%, i ka fal 24 hektarë tokë manastirit të Deçanit, e ka anuluar termocentralin energjetik që do të ndërtonin amerikanët, votuat bashkë me “Listën Serbe” kundër ligjit për UÇK-në, si dhe shume dështime të tjera.

E anuluat termocentralin energjetik që do të ndërtonin amerikanët, ndërsa sot miliona euro i dërgoni në Serbi duke blerë rrymë nga mafia juaj.

– E hoqët lidershipin e UÇK-së në Maqedoni dhe sollët pro-serbë e rusë.

“Sa për bashkimin kombëtar, nuk po flasim.

Nuk po flasim për dialogun Albin-Vuçiq dhe marrëveshjen e Ohrit.

Mos, o Glauk, se shumicën e jugosllavëve i ke në qeveri.

Nuk të kanë njoftuar për bisedat telefonike të shefes tënde?

Për arritje nuk keni çfarë t’i thoni popullit, sepse nuk keni realizuar asnjë projekt të vetëm. Prandaj, mundoheni të polarizoni shoqërinë.

Kosova duhet të jetë e të gjithëve – dhe e tillë do të jetë” ka shkruar mes tjerash, kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Gazetari Adriatik Kelmendi i ka reaguar ministres Gërvalla pas deklaratës se saj se Ramush Haradinaj është gjeneral i vetëshpallur

Gazetari Adriatik Kelmendi i ka reaguar ministres Gërvalla pas deklaratës se Ramush Haradinaj është “gjeneral …