Eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fatmir Sopi, i cili po dëshmon edhe sot në gjykimin ndaj Salih Mustafës në Hagë, ka thënë se në shtëpitë në Zllash ku kanë qëndruar ushtarët e UÇK-së nuk është maltretuar askush. Ai ka thënë se Salih Mustafa nuk ka trajtuar asnjë njëri mizorisht dhe se nuk ka dëgjuar diçka të tillë për ish-bashkëluftëtarin e tij. Në ditën e dytë të dëshmisë së tij para Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, Sopi ka thënë se gjatë luftës nuk ka qenë asnjëherë pengesë orientimi politik i ushtarëve të UÇK-së. “Nuk ka mundur të ndodh kjo kurrë. E njoh edhe para luftës, e kam njohur si ish i burgosur politik dhe njëri i cili i ka përjetuar torturat më çnjerëzore nga pushteti serb dhe nuk e besoj kurrë që i njëjti mund të ushtrojë dhunë ndaj dikujt për asnjë arsye dhe për asnjë rast, Kurrë në jetën time nuk kam dëgjuar diçka të tillë për bashkëluftëtarin tim, Salih Mustafa, pasi qëllimi i luftës së UÇK-së ka qenë vetëm çlirimi i vendit nga forcat serbe. “Në asnjë rrethanë dhe në asnjë formë nuk ka qenë pengesë orientimi politik i ushtarit të UÇK-së, qëllimi i luftës ka qenë çlirimi i vendit ndërsa për bindjet politike neve në atë kohë nuk na kane interesuar”, ka thënë ai.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …