Eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjatë luftës, Haxhi Shala është deklaruar i pafajshëm për pikat me të cilat e akuzon prokuroria e Gjykatës Speciale në Hagë. Ajo e ngarkon Haxhi Shalën me aktakuzë me tri pika: përpjekje për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes kërcënimit të rëndë, tentim për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi dhe për frikësim gjatë procedurës penale. Lidhur me këto akuza Haxhi Shala është deklaruar krejtësisht i pafajshëm. Aktakuza kundër Haxhi Shalës u konfirmua më 4 dhjetor 2023 nga gjykatësi i procedurës paraprake. Ai u arrestua më 11 dhjetor, dhe një ditë më vonë u transferua në qendrën e paraburgimit në Hagë.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …