Familja e eprorit të UÇK-së gjatë luftës, Qerim Berisha, ka njoftuar se ka ndërruar jetë si pasojë e një sulmi në zemër, Qerim Berisha. I njohur gjatë luftës me nofkën “Mixha” Qerim Berisha ishte krah i djathtë i Komandantit të Rrafshit të Dukagjinit, Ramush Haradinaj. Ai me rastin e vdekjes ka shkruar se kontributi i “Mixhës” dhe familjes së gjerë Berisha në çlirimin e vendit, ka qenë jashtëzakonisht i madh. Me Qerim Berishën u bashkuam që në fillet e Luftës Çlirimtare. Ai nuk e lëshoi pushkën deri në ditën e fitores dhe lirisë. Sot, ai u bashkua në paqen e përjetshme me bashkëluftëtarët e tij heronj e dëshmorë. Ndajmë dhembjen me familjen Berisha, miqtë e bashkëluftëtarët. Mixha, u prehtë në paqe! ka shkruar Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
Sot, vizituan Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida-Bardoniqi dhe Zirako Sela
Sot, në një vizitë të veçantë në Radion Kosova e Lirë,” ishin të pranishme ish-ministrja …