Gjykata Speciale në Hagë ka shpallur aktgjykimin kundër eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shala, ndaj të cilit ishin ngritur katër aktakuza. Në përmbledhjen e paraqitur në seancën gjyqësore, u tha se ndaj tij janë ngritur aktakuza për krime lufte, dhe se krimet kryesisht kanë ndodhur nga 17 maj deri më 15 qershor të vitit 1999. Provat tregojnë se individët u arrestuan, pasi nuk mbështeten mjaftueshëm UÇK, ata u arrestuan në rrugë, në shtëpi, etj. Pjetër Shala u përfshi drejtpërdrejtë në ndalimin e një personi. Në asnjë moment gjatë ndalimit, atyre nuk iu dhanë ndonjë garanci, nuk u informuan pse iu është hequr liria. Nuk iu dha mundësia për kundërshtim, përkundër për gjatë gjithë kohës së ndalimit ata u keqtrajtuan nga anëtarët e UÇK-së, ku u përfshi edhe Shala”, tha zyrtarja e Prokurorisë, Pjetër Shala u arrestua më 16 mars të vitit 2021 nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill të atij viti, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletëarrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Gjykata Speciale.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …