Eqrem Shefqet Hoxha (16.6.1977 – 19.9.2000)

Eqrem Shefqet Hoxha (16.6.1977 – 19.9.2000)

Menjëherë pas daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në fshatin Drenaj të Zatriqit, më 26 prill të vitit 1998, përshpejtohet edhe shtrirja e forcave çlirimtare në tërë Anadrinin dhe kështu formohet një skuadër e fshatit Qëndresë (ish-Randubravë) të Anadrinit të Prizrenit e cila shumë shpejt u zhvillua në një kompani. Këtë kompani e përbënin djelmoshat e zgjedhur të këtij fshati, por edhe të fshatrave: Piranë, Zojz e Medvec, të cilët manifestonin shumë herët prova për formimin e instrumenti t të forcës ashtu siç e patën menduar profesor Ukshin Hoti dhe veprimtari Nait Hasani. Këtë kompani e përbënin: Abdyl Pajaziti, Agim Bajrami, Alush Hoxha, Besim Behluli, Besnik Ferati, Driton Ferati, Fadil Ferati, Faik Hoxha, Fatmir Sezairi, Fetah Rexhepi, Gani Bajrami, Idriz Behluli, Kurtish Hasani, Lulzim Rexhepi, Masar Ferati, Nazmi Ferati, Nazmi Hasani, Nuhi Rexhepi Osman Rexhepi, Shefqet e Ymer Hoxha, ndërsa në këtë plejadë, shquhet Eqrem Shefqet Hoxha, sot dëshmor i kombit i cili pas ndërprerjes së aktiviteteve luftarake në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, udhëton në Luginën e Preshevës dhe inkuadrohet në radhët e Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc dhe përjetësohet në altarin e lirisë duke luftuar për bashkimin e territoreve shqiptare, ideale këto të luftëtarëve të lirisë dhe amanete të dëshmorëve të kombit.

Dëshmori i kombit Eqrem Hoxha, i Shefqetit të Qëndresës, të vendosur në Prizren, dhe i nënës Nashide, bijë e Hotëve të Krushës së Madhe, vëlla i Fitnetës, Ymerit, Deliut, Luljetës dhe i Arjetës, është i lindur në fshatin Qëndresë të Anadrinit të Prizrenit më 16 qershor të vitit 1977.

Shkollën fillore e kreu në filloren “Abdyl Frashëri” të Prizrenit ndërsa të mesmen nuk e vazhdoi pasi që qysh në fëmijëri kyçet për t’i ndihmuar t’ët në veprimtari zejtare me të cilën merrej dhe merret edhe sot luftëtari i lirisë Shefqet Hoxha, baba i Eqremit, banor në lagjen “Tuzsus” të Prizrenit.

Në këtë lagje Eqremi është së bashku me veprimtarët e shquar të kësaj lagjeje me tëcilën edhe fillon lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Prizren ngase këtu gravitonin banorët e Lezit, të Jeshkovës, të Hoçës së Qytetit, të Gurrës, të Mirzës e të shumë fshatrave pranë vijës kufitare shqiptaro-shqiptare. Së bashku me tërë lagjen, sa herë që organizoheshin protestat kundër dhunës serbe, Eqremi është në rreshtat e parë së bashku me tërë familjen, e protestat e këtilla në Lagjen “Tuzsus” të Prizrenit kishte shpesh. Me të marrë lajmin se në fshatin Qëndresë u formua një kompani të cilën e drejtonin Afrim Mustafa e Afrim Hajredini, Eqrem Hoxha, dëshiron të kyçet në këtë kompani, por meqë nga lagjja e tij ishin luftëtarët e arealit luftarak të Lezit, me komandant Xhevat Berishën, e me bashkëluftëtarët Bashkim Sukën e Agron Bytyçin, sot dëshmorë të kombit e me Jeton Bytyçin, sot mërgimtar, Eqremi aktivizohet në kompaninë e Lezit, ndërsa pas betejave në Lez e Jeshkovë, kalon në Qëndresë dhe merr pjesë aktive në sektorin e logjistikës, në sektorin e informimit dhe në të gjitha aksionet guerile e betejat që u zhvilluan në arealin luftarak të Anadrinit, në të cilin hyri me një përvojë të madhe, por doli me një plagë në dorë të cilën e mbante si kujtim nga luftimet afër fshatit Zojz të cilët Eqremi i kujtonte deri në çastet e fundit dhe rrëfente me krenari për dëmet në njerëz dhe në teknikë që u pati shkaktuar forcave serboçetnike. Ky luftim saj ante njërën prej hallakave sinxhirore të betejave në arealen e Anadrinit në të cilat mori pjesë Eqrem Hoxha së bashku me t’anë Shefqetin deri në Betejën e Mileskës, më 27 dhe 28 maj të vitit 1998 kur Eqremi mbetet pa: Nazmi Hasanin, Agron Bytyçin, Manush Berishën, Habib Gashin, Ismail Gashin, Kurtish Hasanin e Bedri Berishën dhe Mensur Zyberajn të përjetësuar në këtë betejë që konsiderehet ndër më të përgjakshmet në frontin e Anadrinit fillesat e të cilës shtrihen më 25-26 maj, ndërsa fundi në pasditën e 28 majit kur fillon edhe tërheqja e forcave serboçetnike prej “Kodrave të Mileskës”, Pas ndërprerjeve të aktiviteteve luftarake të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, luftëtari i lirisë Eqrem Hoxha kthehet në Prizren dhe përpiqet që me djersën e ballit ta fitojë kafshatën e gojës. Por me angazhimin e udhëheqësve për përgatitjen e luftës në Luginën e Preshevës, Eqrem Hoxha, Shkëlzen Krasniqi e Betim Berisha, përgatiten për t’u sistemuar në Ushtrinë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc. Atje udhëtoi së bashku me bashkëluftëtarin Shkëlzen Nijazi Krasniqi, nga Apterrushi i Rahavecit, sot dëshmor i kombit e me Betim Berishën, me të cilët ishte shok i pandarë edhe gjatë luftës në Kosovë pasi që fshatrat i kishin pothuajse të ngjitur e pozicionet i kishin të përbashkëta, si në defansivë ashtu edhe në ofensivë, veçanërisht rreth Caravajkës e Shoshaj ës. Atje Eqremi është bashkëluftëtar i Shefqet e Jonuz Musliut dhe Sami Azemit. Së bashku morën pjesë në të gjitha betejat dhe luftimet më të përgjakshme tëLuginës së Preshevës e që u zhvilluan në ata cepa e shkrepa të trojeve etnike, aty ku vlerësohej se duhet të intervenonte Njësiti Special për Intervenime të Shpejta i cili përherë qëndronte në gjendje gatishmërie pasi që për idol, i tërë njësiti mbante Ismet Jasharin – Komandant Kumanovën, të rënë afër Maleve të Berishës më 25 gusht të vitit 1998, në Kosovë.

Në këto fronte Eqrem Hoxha, krahas Shkëlzen Krasniqit, është së bashku edhe me: Ismet Aliun, Afrim Kalanicën, Agim Nebihun, Avni Mustafën, Beqir Sadikun, Elmi Kamberin, Faik Ibrahimin, Fatmir Ibishin, Gazmend Arifin, Gjylsere Sahitin, Hasip Emurllahun, Tahir Sinanin, Fadil Nimanin, Elmi Hotin, Visar Krasniqin e Labinot Krasniqin, Hyrë Eminin, Hysni Xhemjalin, Isa Ahmetin, Ismet Latifin, Llokman Nezirin, Mirsad Abdylin, Muzafer Agushin, Muzafer Xhaferin, Nezir Demirin, Qemajl Shaqirin, Nijazi Azemin, Nijazi Sinanin, Ali Mahmutin, Arif Ibrahimin, Arsim Bajramin, Bardhyl Osmanin, Ridvan Qazimin, Brahim Beqirin, Sahit Sheranin, Salih Latifin, Sami e Shaban Ukshinin, Skënder Metallarin, Shefik Miftarin, Shemsi Ibrahimin, Shenasi Ibrahimin, Shpend Mazrekajn, Skerdilajd Llagamin, Skifter Arifin, Zaim Demirin, Zijajdin Sinanin, Arton Guraliun, Besim Faikun, Brahim Ademin e shumë të tjerë, vazhduan luftën e papërfunduar- Dhe më 17 shtator të vitit 2000, ndërsa forcat e Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, zhvillonin luftë për jetë a vdekje në vijën frontale kah Dobrasini e Mollakuqe, në altarin e lirisë përjetësohen uraganët e Kosovës që gjendeshin në vijat e para të frontit. Luftëtarët e bashkimit të territoreve shqiptare arritën që me zjarr t’u afrohen pozicioneve, t’i tërheqin trupat e përjetësuar të bashkëluftëtarëve dhe me një ceremoni madhështore ushtarake organizojnë udhëtimin e arkivole ve prej Dobrasini deri në Landavicë të Prizrenit, ndërsa më 19 shtator të vitit 2000 në “Kopshtin e Dëshmorëve”, në Landavicë mbahet një tubim i madh për t’i përcjellur në amshim luftëtarët: Eqrem Hoxhën, Shkëlzen Krasniqin dhe Betim Berishën’, Atë ditë, së bashku me luftëtarët e Zonës Operative të Pashtrikut, arritën edhe bashkëluftëtarët nga frontet e Luginës dhe u përcollën për në amshim luftëtarët e Anadrinit, Ndërsa sot, nëna Nashide, pasi që fëmijët tashmë i ka të rritur, merr me vete nipin, Eqrem Hoxhën dhe i rrëfen për betejat dhe dy luftëra që bëri i unxhi Eqrem Hoxha prej Lezi e Jeshkove, nëpër Qëndresë e Reti deri në Dobrasin e Mollakuqe, dhe një rrugë në “Tuzsusin” e dashur të Eqremit mban emrin e dëshmorit, djaloshit të cilin e donte dhe sot e kujton i tërë “Tzszusi”. Bashkëluftëtarët nga Lugina e Preshevës vizitojnë lapidarin në fshatin Qëndresë dhe “Kopshtin e Dëshmorëve” në Landavicë dhe me krenari kujtojnë veprat e dëshmorëve të kombit. (S. C.)

Kontrolloni gjithashtu

Hyzri Hamdi Talla (1.12.1963 - 2.12.1998)

Hyzri Hamdi Talla (1.12.1963 – 2.12.1998)

Dëshmori Hyzri Talla ka lindur në fshatin Letancë të Besanës (ish-Podujevë) në një familje të …