Termet

Erdoan: Në mëngjesin e sotëm në orën 4 e 17 na ka tronditur katastrofa më e madhe që nga tërmeti i vitit 1939, në Erzinxhan

Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoan ka deklaruar se Institucionet shtetërore me të gjitha shërbimet janë mobilizuar në rajonin e prekur nga tërmeti. Nga tërmeti në Türkiye kanë humbur jetën 912 persona ndërsa 5 mijë e 385 janë plagosur. Vazhdojnë aktivitetet e kërkim-shpëtimit të qytetarëve tanë që kanë mbetur nën rrënoja në rajonet e goditura nga tërmeti.  Më shumë se 900 shpëtimtarë aktualisht janë duke kërkuar të zhdukurit pas tërmetit, numri i shpëtimtarëve vazhdimisht po rritet. Deri më tani nga rrënojat janë shpëtuar 2 mijë 470 persona ndërsa numri i ndërtesave të rrënuara ka shkuar në 2  mijë e 818. Ka filluar vendosja e kontakteve me vendin tonë me qëllim të ndihmës ndërkombëtare. NATO, BE dhe 45 vende kanë ofruar ndihmë për Turqinë në këto momente të dhembjes për jetët e humbura të njerëzve nga pasojat e tërmetit.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …