Kryetari i Turqisë Rexhep Tajip Erdoğan është shprehur se bashkë me krizën e Gazës, sistemi global ka ngritur flamurin e falimentimit, raporton Anadolu. Në fjalimin e tij në Programin e Trajnimit për të Drejtat e Njeriut të organizuar nga Kryesia e Partisë, Erdoğan tha se politika botërore po bën një nga kthesat e saj më të forta. Nuk është bërë asnjë përpjekje për të rishikuar sistemin global rreth drejtësisë dhe për të parandaluar shkeljet e të drejtave të njeriut, duke përfshirë të drejtën për jetë. Por bashkë me krizën e Gazës, sistemi global ka ngritur flamurin e falimentimit. Gaza ka hequr maskat në të gjithë botën, ka hequr perdet mbi të vërtetën dhe ka treguar qartë se sa e zbrazët është brendësia e institucioneve që janë mbajtur si shembuj për dekada”, tha presidenti turk. “Programin tonë ne po e kryejmë në një kohë kur në botë po ndodhin shkelje jashtëzakonisht të rënda të të drejtave të njeriut. Politika botërore po bën një nga kthesat e saj më të forta. Në sistemin ndërkombëtar ka boshllëk serioz. Ndodhemi përballë jo vetëm me humbje të moralit por dhe humbje të ndërgjegjes. Ky boshllëk po bëhet më i dukshëm dita-ditës. Skenat e gjakut, mizorisë, luftës dhe konfliktit që duhet të na trembin të gjithëve, janë bërë të zakonshme. Institucionet, normat, rregullat që njerëzimi ka krijuar për të garantuar sigurinë e tij të përbashkët, po humbasin terren dita-ditës. Brendësia e koncepteve të tilla si të drejtat e njeriut, demokracia, ligji dhe drejtësia globale, janë zbrazur, konsumuar dhe kanë pësuar humbje të besimit dhe reputacionit”.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …