leoni

Erdogan

Erdogan: Bashkimi Evropian nuk na pranon për shkak se shumicën e popullatës sonë e bëjnë myslimanët

Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan gjatë një fjalimi në Stamboll ka deklaruar se BE po mendohet me ngut se çfarë do të ndodhë nëse Turqia do të hapë dyert për refugjatë drejt Evropës. Ai pastaj, ka shpjeguar përse Bashkimi Evropian nuk e do Turqinë.  Bashkim Evropian, nuk na pranon për shkak se shumicën e popullatës sonë e bëjnë myslimanët. Nuk mund të dëshmoni se nuk është kështu. E këtë ma ka thënë hapur një ish – ministër francez i Punëve të Jashtme. Me mua atëherë ka qenë edhe Ahmet Davutoglu. Ka qenë një takim trepalësh dhe këtë na e tha hapur ministri. “Juve nuk do t’iu pranojnë në Bashkimin Evropian, kot mundohuni”. E pyeta arsyen pse,dhe ai u përgjigj, “për shkak se jeni myslimanë’“, ka shpjeguar kryetari turk, Erdogan për Al-Xhazira.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …