Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayyip Erdoğan, tha se duartrokitja gjatë fjalimit të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në Kongresin amerikan paraqet një errësim të mendjes për Amerikën, raporton Anadolu. Gjatë një vizite në qytetin e Rizes që ndodhet në pjesën veriore të Türkiyes, Erdoğan foli në një takim me përfaqësues të shoqërisë civile. Ai iu referua fjalimit të fundit të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, duke e quajtur atë të turpshëm. “Të hapësh tapetin e kuq për dikë si Netanyahu, të shkosh edhe më tej dhe të duartrokasësh gënjeshtrat e tij derisa duart e tyre të fryhen, është një errësim i madh mendor për mendjen amerikane. Një ditë më parë po shikonim së bashku ato skena të turpshme që ndodhën në Dhomën e Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara. Ne u turpëruam në emër të njerëzimit përpara asaj që pamë”, tha Erdoğan. “Kur shohim njerëz që duartrokasin (Netanyahu) vrasësin e 40.000 njerëzve të pafajshëm, ne shqetësohemi jo vetëm për njerëzimin, por edhe për të ardhmen tonë”, tha Erdoğan.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …