Izraeli dhe Hamasi do të arrijnë një marrëveshje, për një armëpushim në kohë të caktuar, raporton “Reuters”

Erdoğan: Është i turpshëm për njerëzimi fakti që shumë shtete të forta mbeten të heshtura përballë sulmeve brutale të Izraelit, në Gaza

Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip  Erdoğan, tha se është i turpshëm për njerëzimi fakti që kaq shumë “shtete të lavdishme mbeten të heshtura  përballë sulmeve brutale të Izraelit në Gaza, raporton Anadolu. Duke folur në ceremoninë e ndarjes së Çmimeve të Mëdha Presidenciale në sferën e kulturës dhe arteve në Ankara, Erdoğan tha: “Historia do t’i gjykojë siç duhet ata që janë përgjegjës për shkaktimin e kësaj skene të tmerrshme, ata që janë përpjekur ta legjitimojnë atë dhe ata që kanë mbyllur një sy ndaj saj. Shpresoj që viti 2024 të jetë viti kur shtypësit të marrin dënimin që meritojnë dhe të shërohen plagët e të shtypurve”, shtoi ai. Izraeli ka bombarduar Rripin e Gazës nga ajri dhe toka, ka vendosur një rrethim dhe ka ndërmarrë ofensivë tokësore në hakmarrje për sulmin ndërkufitar nga grupi i rezistencës palestineze Hamas më 7 tetor.

 Ministria e Shëndetësisë në Gaza ka njoftuar se të paktën 19 mijë 667 palestinezë janë vrarë dhe mbi 52 mijë 580 të tjerë janë plagosur nga sulmet izraelite. Sipas të dhënave zyrtare, mbi 130 pengje ende mbahen nga grupet palestineze, në Gaza.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-negociatorja, Edita Tahiri, dikur i nënshtrohej Serbisë në Bruksel, tani kërcënon me luftë

Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut

Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …