Erdogan

Erdogan: Gjigandi francez i çimentos Lafarzhë tani është ekspozuar si njëra nga qendrat më të rëndësishme që mbështet terrorizmin

Kryetari i Turqisë, Rexhep  Tayyip Erdoğan, tha se gjigandi francez i çimentos Lafarzhë tani është ekspozuar si një nga institucionet më të rëndësishme që mbështet terrorizmin, raporton Anadolu Agency. Kur thashë se si gjigandi francez i çimentos, i quajtur Lafarzhë, mbështeti dhe ndihmoi organizatat terroriste në veri të Sirisë, francezët nuk e kuptuan këtë, tha presidenti Erdoğan. Unë ia thashë këtë kryetarit, Macron. Tani në parlamentin francez, ata i kërkuan atij llogari për Lafarge”, shtoi Erdoğan në Konferencën e 12-të të Ministrave të Informacionit të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, që po mbahet në Istanbul. Aktualisht Lafarge është bërë njëra nga çështjet më të rëndësishme në agjendën e Francës. Tani është plotësisht e ekspozuar si një nga institucionet më të rëndësishme që mbështet terrorizmin, shtoi Erdoğan. Ditë më parëLafarge u dënua me një gjobë të rëndë prej 778 milionë dollarësh nga një gjykatë amerikane për mbështetjen e disa grupeve terroriste në Siri në vitet 2013-2014, përfshirë grupin ISIS. Edhe pse Turqia është  shteti i vetëm” që lufton grupin terrorist ISIS në terren, vendi i nënshtrohet “akuzave imorale”. Tani zbulohen një nga një me prova dhe vendime gjyqësore, se ata që na shpifën dje, bënë biznes me ISIS, tregtuan dhe transferuan miliona euro te terroristët në të njëjtën periudhë”, saktësoi Erdogan.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …