Recep Tayyip Erdogan

Erdoğan: Hamasi nuk është organizatë terroriste, është një grup çlirimtarësh që lufton për të mbrojtur tokat dhe qytetarët

Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoğan ka deklaruar s Nuk kemi problem me shtetin e Izraelit, por asnjëherë nuk i kemi aprovuar, nuk do t’i aprovojmë mizoritë që zbaton Izraeli duke vepruar si organizatë dhe jo si shtet.  Pothuajse gjysma e të vdekurve në sulmet e Izraelit në Gaza janë fëmijë. Kjo tregon se qëllimi është brutaliteti i qëllimshëm për të kryer krime kundër njerëzimit.  Patëm një projekt për të shkuar në Izrael, e anuluam, nuk do të shkojmë. Erdoğan thotë se Hamasi nuk është organizatë terroriste, është një grup çlirimtarësh që lufton për të mbrojtur tokat dhe qytetarët. Të gjitha palët në luftën Palestinë-Izrael duhet t’i heqin gishtat nga këmbëzat, të shpallet menjëherë armëpushim. Propozojmë organizimin e një “Konference Ndërkombëtare Paqësore Palestinë-Izrael, me pjesëmarrjen e të gjithë aktorëve me ndikim në rajon, ka deklaruar kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoğan.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …