Turqia

Erdogan: Industria e mbrojtjes po bën histori, me mjetet ajrore pa pilot dhe dronët turq që mbrojnë qiejt e 34 vendeve

Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, ka thënë se industria e mbrojtjes  po bënë histori, me mjetet ajrore pa pilot dhe dronët turq që mbrojnë qiejt e 34 vendeve, raporton Anadolu. Erdoğan theksoi se rritja e reputacionit ndërkombëtar të Turqisë në politikën e jashtme mbështetet nga një industri e fortë e mbrojtjes. Derisa varësia jonë nga mbrojtja e huaj po zvogëlohet, ndikimi ynë në skenën ndërkombëtare rritet”, tha ai. Duke iu referuar atyre që po kritikojnë avionin luftarak turk KAAN, Erdoğan tha se, “Nga Azia në Afrikë, dhjetëra miliona shohin një Turqi të forcuar”. Avioni KAAN kreu me sukses fluturimin e parë të provës të mërkurën. Ky avion luftarak i gjeneratës së pestë i prodhuar në Turqi synon të zëvendësojë flotën e vjetër të ushtrisë turke.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-negociatorja, Edita Tahiri, dikur i nënshtrohej Serbisë në Bruksel, tani kërcënon me luftë

Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut

Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …