leoni

Erdogan: Jemi shumë të kënaqur me arritjen e marrëveshjes për kalimin e kufijve me letërnjoftim mes Kosovës dhe Serbisë
Serbian President Aleksandar Vucic (R) shakes hands with his Turkish counterpart Recep Tayyip Erdogan during their meeting in Belgrade on September 7, 2022. (Photo by Andrej ISAKOVIC / AFP)

Erdogan: Jemi shumë të kënaqur me arritjen e marrëveshjes për kalimin e kufijve me letërnjoftim mes Kosovës dhe Serbisë

Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, gjatë një konference për media në Beograd, ka deklaruar se është i kënaqur me marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë sa i përket kalimit të kufijve me letërnjoftim. Duke folur për tensionet që ishin ngritur para dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit, Erdogan tha se Ankaraja zyrtare mbështet bisedimet dhe  i vjen mirë që janë ulur tensionet. Ai para homologut serb, Aleksandar Vuçiq, theksoi edhe një herë qëndrimin e Turqisë sa i përket njohjes së Kosovës – duke thënë se është i kënaqur që Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për letërnjoftimet. Jemi shumë të kënaqur me arritjen e marrëveshjes për kalimin e kufijve me letërnjoftim mes Kosovës dhe Serbisë. Sa i përket targave të veturave – shpresoj që do të arrihet marrëveshje në një të ardhme të afërt – si dhe për shumë çështje tjera”, saktësoi  Erdogan.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …