Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan ka akuzuar Shtetet e Bashkuara, Rusinë, Iranin, Bashkimin Evropian dhe OKB-në, të cilat janë treguar të njëanshme lidhur me ndërprerjen e luftimeve në Siri. Turqia përshëndet ndërprerjen e luftimeve, por konsideron se është i padrejtë qëndrimi i këtyre shteteve ndaj opozitës siriane. Ai kërkon që të lihen jashtë bisedimeve kurdët e Sirisë, të cilët janë pjesë e aksioneve terroriste të Rusisë. Është fatkeqësi e madhe nëse trajtohen njëjtë viktimat dhe xhelatët e tyre, ka thënë mes tjerash Erdogan. Ndërkohë, kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu, ka deklaruar se nëse cilado palë në luftën e Sirisë rrezikon sigurinë e Turqisë, Ankaraja zyrtare nuk ndien kurrfarë obligimi për ta respektuar ndërprerjen e luftimeve. Nuk asnjëherë nuk do t’i marrim leje askujt kur konsiderojmë rrezikun që mund të na kanoset. Davutoglu, ashtu sikur edhe kryetari i Turqisë, Ergogan nuk pajtohen që kurdët e Sirisë të trajtojen si palë ndërluftuese dhe të përfillen në bisedime. Tuqia kërkon nga shtetet aleate që Partinë Punëtore të Kurdistanit dhe degët e saj të shpallen organizatë terroriste. ( Al-Xhazira)
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …