Kryetari i Turqisë, Erdogan gjatë një paraqitjeje në publik ka thënë se do të rikthehet situata në kontroll dhe do të vazhdojnë me ndërtimin e institucioneve demokratike. Ai ka thënë se ky grusht shtet është kundër vullnetit të popullit dhe iniciuesit e zbatuesit e tij do të paguajnë çmimin e merituar. “Ne dëshirojmë që të ndërtojmë institucione demokratike. Ky është një grusht shtet kundër vullnetit të popullit. Ne do të hidhemi në beteja dhe t’u japim çmimin e merituar atyre që e iniciuan këtë grusht shteti”, tha Erdogan, Ndërkohë media britanike dhe ato amerikane, jo zyrtarisht kanë bërë të ditur është arratisur nga Turqia me një avion të presidencës. Mediat citojnë se Erdogan ka ikur për në Gjermani. Avioni privat mësohet se është ngritur nga një pistë private e jo nga aeroportet kryesore të vendit. Që prej orës 22:00 të mbrëmjes së sotme në Turqi është duke ndodhur një grusht shteti.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …