Erdogan: Myslimanët nuk mund t’i lemë në mëshirën e terroristëve

Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan ka deklaruar se myslimanët nuk mund t’i lemë në mëshirën e terroristëve. Në mbyllje të Konferencës V të Ministrave të Shëndetësisë të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, Erdogan theksoi se duke u bashkuar duhet të vendoset një qëndrim i qartë dhe parimor kundër ISIS-it, Al-Kaedës dhe Boko Haramit. “Në vendet e tjera reagimet kundër problematikave të shkaktuara nga terrorizmi dhe kriza e refugjatëve kanë nisur të drejtohen tërësisht nga bota islame dhe drejt të gjithë myslimanëve. Derisa  në rajonin tonë vazhdon të përjetohet drama njerëzore kryesisht në Siri, tani po përballemi edhe me rritjen e sulmeve të urrejtjes, dhe qasjeve raciste kundrejt myslimanëve”, theksoi ai. Lavdinë e 1 miliardë e  700 milionë myslimanëve nuk mund ta braktisim në mëshirën e disa terroristëve. Vetë ne myslimanët kemi përgjegjësinë që t’i dalim në mbrojtje dinjitetit tonë, pavarësisë sonë, të ardhmes sonë”, deklaroi Erdogan.

Kontrolloni gjithashtu

Berat Rukiqi

Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave

Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …