Turqia e vlerëson vendimin e gjykatës së BE-së si një sulm ndaj të drejtave të grave myslimane

Erdogan: Pa mbështetjen për Izraelin nga vendet perëndimore, sidomos pa Amerikën, situata aktuale në rajon nuk do të ekzistonte

Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan ka deklaruar se diskutimi i pretendimit se Izraeli do të krijojë një zonë tampon në Gaza është mungesë respekti për palestinezët, raporton Anadolu. Gaza u përket palestinezëve. Ne nuk njohim asnjë vendimmarrës që injoron vendimet e tyre. Erdoğan gjithashtu shprehu gatishmërinë e Turqisë për të organizuar një konferencë të paqes për konfliktin Izrael-Palestinë dhe për të shërbyer si një komb garantues, duke theksuar kushtin “për aq sa ata vërtet duan paqen”. Pa mbështetjen për Izraelin nga vendet perëndimore, sidomos pa Amerikën,  situata aktuale në rajon nuk do të ekzistonte. Netanyahu nuk do t’u shpëtojë pasojave të asaj që ka bërë, ai do të sillet para drejtësisë dhe do të paguajë çmimin për krimet e luftës që ka kryer. Lidhur me planet e Izraelit për të vrarë anëtarët e Hamasit jashtë vendit, Erdoğan tha se, “Nëse ata guxojnë diçka të tillë kundër Turqisë dhe popullit turk, ata do të paguajnë një çmim të rëndë nga i cili nuk mund të rikuperohen, ka saktësuar, Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-negociatorja, Edita Tahiri, dikur i nënshtrohej Serbisë në Bruksel, tani kërcënon me luftë

Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut

Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …