Erdogan

Erdogan: Për dënimin me vdekje vendos populli dhe Kuvendi i Turqisë, jo BE-ja

Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan është cituar të ketë deklaruar  se është populli dhe parlamenti turk ai që do të vendosë në lidhje me dënimin me vdekje dhe jo Bashkimi Evropian, “Populli shpreh kërkesën për dënimin me vdekje. Por këtë Parlamenti e vendos në rendin e ditës dhe e vlerëson. Në momentin që kjo të miratohet në Parlament askush nuk ka autoritetin t’i dalë kundër kësaj. Disa liderë evropianë na shprehen ne se ‘ju mbroni dënimin me vdekje‘. Edhe unë i jam përgjigjur ju nuk keni përjetuar ato që kemi përjetuar ne. Më vjen keq por për këtë nuk vendos Bashkimi Evropian. Ai që vendos në lidhje me këtë është populli, Parlamenti i Republikës së Turqisë”, tha Erdogan. Ata të poshtër të cilët në ditën e parë të Bajramit shpërthyen një mijë kilogram bombë në qytetin Van, herët apo vonë do t’i bëjmë që të mbyten në gjakun që kanë derdhur. Për këtë ne jemi të vendosur. Askush nuk ka të drejtë të prishë këto festa të shenjta, këto ditë të bukura të popullit tonë”, tha Erdogan.

Kontrolloni gjithashtu

Prokuroria e Lartë Publike në Beograd ka marrë në pyetje Millan Radoiçiqin, i cili mori përgjegjësinë për organizimin e sulmit në Banjskë

Gjykata lëshon letër-rreshtim ndërkombëtar për 42 të akuzuarit në rastin ‘Banjska’, përfshirë Millan Radoiçiqin

Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar letër-rreshtim ndërkombëtar për 42 persona të akuzuar në rastin …