Turqia e vlerëson vendimin e gjykatës së BE-së si një sulm ndaj të drejtave të grave myslimane

Erdogan, përmes telefonit foli për eksportet e grurit ukrainas me kryetarin rus Putin dhe atë ukrainas Zelensky

Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, dje përmes telefonit  foli për eksportet e grurit ukrainas me kryetarin e Rusisë. Vladimir Putin dhe atë ukrainas Volodymyr Zelensky. Ukraina dhe aleatët e saj kanë shtyrë përpara rihapjen e porteve të Ukrainës në Detin e Zi, të cilat Kievi thotë se janë mbyllur për shkak të një bllokade ruse.  Vendet perëndimore kanë rritur kërkesat e tyre për rihapjen e porteve për të lejuar dërgesat e drithit, veçanërisht në Lindjen e Mesme dhe Afrikë, vende këto që për të ushqyer popullsinë e tyre varen nga gruri ukrainas. Erdogani i tha Putinit se është koha për të ndërmarrë veprime në lidhje me një plan të OKB-së për të krijuar korridore të sigurta në Detin e Zi për eksportet e grurit, sipas një deklarate nga zyra e për media e Qeverisë, të cituar nga agjencia shtetërore e lajmeve “Anadolu”. Zelensky, vlerëson ndihmën e Erdoganit për rifillimin e eksporteve të grurit dhe shtoi se Rusia duhet të ndalojë të marrë grurin ukrainas nga territoret e pushtuara.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …