Erdogan

Erdogan: Referendumi popullor i domosdoshëm për vendet ku jetojnë turqit, jashtë Turqisë

Në një fjalim për çështjen e Mosulit, në Irak, kryetari i Turqisë, Erdogan ka hedhur idenë e një referendumi popullor për zonat gjeografike, ku sipas tij jetojnë banorë turq, të cilat u janë dhënë shteteve të tjera pas traktateve të viteve 1918-1920. Midis tyre ai përmend Trakën Perëndimore në Greqi, Qipron, ishujt e Egjeut, e madje edhe vet Selanikun. Turqia nuk është vetëm kjo e 79 milionë banorëve, por ka përgjegjësi edhe për qindra mijëra vëllezër tanë në zonat gjeografike, me të cilat na mbajnë të lidhura hallkat politike dhe kulturore. Është detyrë e saj të interesohet për Sirinë, Irakun, Libinë, Krimenë, Karabakun, Bosnjen dhe zonat e tjera”, ndërsa ka shtuar se vendimet atyre viteve për zonat e Perandorisë Osmane ku kishte shumicë arabe duhej të ishin marrë në bazë të vullnetit të popullit. Për rastin e Trakës Perëndimore, Erdogan ka theksuar se kriter është prirja në drejtimin e fesë dhe origjinës, dhe se statusi ligjor i kësaj zone duhet të përcaktohet si rezultat i një referendumi të lirë popullor. Deklaratat e presidentit turk janë transmetuar menjëherë në të gjitha mediat në Greqi, ndërsa edhe

Lidhur me deklaratën e kryetarit të Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, Ministria e Jashtme greke ka reaguar me një deklaratë për shtyp, ku theksohet se  Traka është greke, demokratike dhe europiane. Çfarëdolloj mendimi tjetër është i palogjikshëm dhe i rrezikshëm, pasi nxitja publike e çështjeve historike dhe sidomos atyre kufitare, që Traktati i Lozanës ka rregulluar në mënyrë përfundimtare dhe të pakthyeshme, duke formuar elementë të detyrueshëm për të gjithë, është sfiduese dhe minon stabilitetin rajonal.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza është shprehet optimist se do ta fitojë garën për kryetar të Mitrovicës pa balotazh

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …